Një shtet i SHBA-së ka zgjedhur për herë të parë kryebashkiak një student me ngjyrë

by admin
Spread the love

Një 18-vjeçar, student në kolegj është zgjedhur kryebashkiak në shtetin e Arkansas duke u bërë kryebashkiaku më i ri me ngjyrë që është zgjedhur në SHBA.

Jaylen Smith la shkollën e mesme në maj. Të martën, ai u votua për të udhëhequr qytetin rural të Earle.

Ai fitoi në qytetin me 1,800 banorë, ndërsa rezultati i votimit ishte 235 me 185, sipas një raporti nga zyra e nëpunësit të qarkut Crittenden.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë mbështetësit e mi për nxitjen e tërheqjes së njerëzve në votime. Unë jam vërtet mirënjohës për të gjithë ju”, shkroi Smith në Facebook për të festuar fitoren e tij.

Ndërsa ishte në shkollë të mesme, ai shërbeu si president i shoqatës së qeverisë së studentëve të shkollës dhe kishte role drejtuese në klubet e shkollës.

“Duhet të filloni diku, vërtet po. Nuk doja të isha 30 apo 40 vjeç dhe të bëhesha kryetar bashkie kur të mund të bëhesha tani”, tha ai për Post.

Ai mori këshilla gjatë fushatës së tij nga kryetari i qytetit të Little Rock, Arkansas, i cili ka një popullsi prej mbi 200,000 banorësh.

Smith planifikon të vazhdojë studimet në Universitetin Shtetëror të Arkansas, Mid-South, ndërsa kryen detyrat e tij si kryetar bashkie dhe shpreson që një ditë të bëhet prokuror.

Në vitin 2005, 18-vjeçari Michael Sessions fitoi një garë për t’u bërë kryebashkiak i qytetit të Hillsdale, Michigan, para se të kishte përfunduar shkollën e mesme.


Top Channel

You may also like