Një punëtor emigrant humbi jetën në qendrën stërvitore, shefi i Katar 2022: Vdekja, pjesë e jetës!

by admin
Spread the love

Edhe pse Botërori është tashmë në fazën finale dhe pjesa më e madhe e ndeshjeve janë zhvilluar, polemikat mbi zhvillimin e Kupës së Botës në Katar 2022 nuk kanë të përfunduar.

Ato janë ndezur edhe më shumë së fundmi, teksa është bërë e ditur se një punëtor emigrant ka humbur jetën në qendrën stërvitore të kompleksit ku qëndronte kombëtarja e Arabisë Saudite.

Mbeten ende të paqartë rrethanat në të cilat punëtori humbi jetën ndërsa edhe më shqetësues në sytë e opionionit publik është reagimi pa shumë ndjenjë faji i CEO së Kupës së Botës në Katar, Nasser Al Khater i cili shprehet se vdekja është diçka natyrale në jetë.

“Vdekja është diçka natyrale në jetë, si në rastin kur ndodh në punë, apo si kur ndodh në gjumë. Na vjen keq se një punëtor humbi jetën, ngushëllime familjes”, shprehet Al Khater për vdekjen e punëtorit emigrant.

Në lidhje me këtë rast, reagoi edhe FIFA e cila shpreh keqardhje për tragjedinë. “FIFA është thellësisht e trishtuar nga kjo tragjedi dhe mendimet tona shkojnë për familjen e punëtorit që humbi jetën. Sapo FIFA mësoi për incidentin, kontaktuam autoritetet përkatëse për t’u njohur me detajet. FIFA do të mbajë një qëndrim më të gjatë në momentin që ngjarja do të sqarohet plotësisht”, thuhet në reagimin e FIFA-s.


Top Channel

You may also like