Një pjesë e Malishevës ende pa rrymë, ekipet e KEDS-it vijojnë punën në terren

by admin
Spread the love

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se janë duke punuar vazhdimisht për kthimin e energjisë në një pjesë të Malishevës pasi gjatë ditës së djeshme për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva është jashtë operimit.

KEDS-i njofton se pavarësisht terrenit të vështirë dhe mjegullës ekipet janë duke punuar që sa më shpejt ky largpërques të kthehet në funksion, njofton Klankosova.tv.

“Ekipet e KEDS po punojnë vazhdimisht për të rikthyer në funksion Largpërçues 35 kV Malisheva. Pavarësisht terrenit të vështirë dhe mjegullës së dendur që e ka mbuluar atë terren, ekipet e KEDS-it akoma janë duke punuar në të, dhe shumë shpejt pritet që ky largpërçues të rivëhet në funksion, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”.

“Është hera e dytë që brenda tri ditëve ky largpërçues po bie nga funksioni shkaku i mbingarkesës në rrjet. KEDS lut konsumatorët tanë që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më efiçiente, në mënyrë që të mos mbingarkohet sistemi”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Një pjesë e Malishevës mbetet pa energji elektrike

You may also like