Një person dënohet me mbi tre vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 3 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit.

“Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

You may also like