Një përballe luksi në Kategorinë e Parë, Skënderbeu-Flamurtari në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Supersfida Skënderbeu-Flamurtari do të mbyllë javën e 9-të të Kategorisë së Parë në Oversport dhe Tibo. Një përballje luksi, mes dy skuadrave që pretendojnë të rikthehen sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar do të luhet sot në Korçë në orën 16:00.

Skënderbeu kërkon maksimumin e pikëve përballë rivalëve nga Vlora, që ti afrohet akoma më shumë kreut të renditjes. Korçarët kanë patur kohë për të përgatitur këtë ndeshje (nuk luajtën javën e kaluar, ndeshja e fundit në kampionat ka qenë në 23 tetor përballë Besëlidhjes) dhe sot do të mundohen që të shfrytëzojnë faktorin fushë, që të marrin një sukses me shumë vlera.

Miqtë po kalojnë një moment shumë të mirë (13 pikë në 5 ndeshjet e fundit) dhe në transfertën e sotme synojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat që të rimarrin kreun e klasifikimit.

Rivaliteti mes dy klubeve si dhe pretendimet që kanë Skënderbeu dhe Flamurtari këtë sezon, garantojnë një superndeshje. Të dyja skuadrat e dinë që një sukses në këtë përballje vlen më shumë se tre pikë. / Oversport.tv

You may also like