Një pastruese në Konsullatën e Bullgarisë ka intervistuar kandidatë për shtetësi bullgare

by admin
Spread the love

Një higjieniste në Konsullatën e Bullgarisë në Manastir ka kryer intervista me kandidatë për marrjen e shtetësisë bullgare, zbuloi deputeti nga partia bullgare Rilindja, Angel Georgiev. Siç transmetojnë sot mediumet në Bullgari, ndaj kësaj vërejtjeje të tij dhe pyetje të deputetit, zëvendëskryeministrja dhe njëherit shefe e diplomacisë, Maria Gabriel konfirmoi se ka pasur lëshime sistematike në konsullatën bullgare në Manastir, dhe se pastruesja tashmë nuk ka qasje drejt arkivit dhe shërbimit konsullar.

Sipas Gabriel, nga kontrolli i kryer në konsullatë, nuk janë konstatuar dëshmi të drejtpërdrejta se pastruesja i ka intervistuar kandidatët për shtetësi bullgare, por konfirmoi se ka pasur “shkelje frikësuese” të cilat janë të palejueshme në shërbimet diplomatike.

Gabriel ka cekur se 2.719 dosje janë kthyer në rikompletim në Konsullatën e përgjithshme në Manastir dhe se ka zbuluar parregullsi në procesin e ndarjes së shtetësisë bullgare.

Rasti u zbulua pasi që në fillim të shkurtit u paraqitën raporte për parregullsi në konsullatë.

Deputeti Georgiev pohon se pastruesja Vesna Kotevska, e punësuar në konsullatën bullgare ka kryer intervista me kandidatë dhe si rezultat i asaj ka pasur shumë refuzime.

Radioja nacionale bullgare lajmëroi se raporti nga kontrolli në Konsullatën në Manastir i është dërguar Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe se priten  sanksione për përgjegjësit.

MARKETING



You may also like