“Një non grata s’i bën hije të mirë Kuvendit”, Balla: I kënaqur që PS do të marrë Shkodrën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke folur nga foltorja e Kuvendit, i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke i thënë se një deputet “non grata” nuk duhej të ishte i pranishëm në sallë.

Ndërsa e cilësoi Sali Berishën një ish-deputet, Balla tha se një njeri i futur në listën e zezë të SHBA-së, nuk i bën hije të mirë sallës së Kuvendit.

Ndërsa i ktheu përgjigje ish-liderit të demokratëve që kritikoi qeverinë për mosreagim në mbështetje të Ukrainës në situatën e përshkallëzuar me Rusinë, Balla tha se qëndrimi i Shqipërisë është në një linjë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

“Qëndrimi i Shqipërisë, në kuadër të asaj që instrumentalizon Rusia, është i qartë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Në radhe të parë me SHBA.”

Balla komentoi edhe raportin e TI për korrupsionin duke thënë se diferenca me situatën që ishte në vitin 2013 kur të majtët morën pushtetin, është e madhe.

“Me Berishën çfarë kam pasur ia kam çuar në prokurori. Vjen dhe merr kallëzimin tim për çështjen në Muzinë dhe merret me Lulin. Nëse ka prova të tjera ta kallëzojë në prokurori.”

Po ashtu, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së tha se është i kënaqur që partia e tij do të marrë edhe qeverisjen e Shkodrës, pasi për bashkitë e tjera mesa duket ishte i bindur që do t’i fitojnë socialistët.

“Ç’ju ka gjetur ju, mos e gjettë askënd. Ne kemi detyra të tjera. I kënaqur që PS do të marrë qeverisjen e Shkodrës se të tjerat patjetër që do t’i marrim.”, tha ai. /abcnews

You may also like