Një nga të preferuarit e Pep Guardiolës, City nxiton për ta “blinduar”

by admin
Spread the love

Bernardo Silva është një nga lojtarët më të mirë të Manchester City. Pep Guardiola e vlerëson shumë 27-vjeçarin portugez, i cili ka kontratë deri në 2025 me kampionët në fuqi të Anglisë.

Lojtari ofensiv, autor i 8 golave sezonalë dhe 2 asisteve në të gjithë kompeticionet, dëshiron të largohet në verë. Ai preferon kalimin në Spanjë, teksa emri i tij është lidhur edhe me Milanin në të kaluarën.

Bernardo Silva nuk është i kënaqur me stilin e jetës në ishull, por ndryshe mendojnë te City. Times raporton se drejtuesit e klubit anglez po përgatisin rinovimin e kontratës me lojtarin luzitan, i cili u shpall më i miri i ekipit në muajt shtator, tetor dhe nëntor, rekord!

Paga sezonale e Bernardo Silvës do të rritet, teksa së shpejti do të nisin bisedimet me agjentin e tij në lidhje me zgjatjen e qëndrimit në “Etihad Stadium”, aty ku Bernardo Silva luan prej vitit 2017.


Top Channel

You may also like