Një nga protagonistët më të përfolur, cilët janë të preferuarit e Bjordit këtë Big Brother?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në emisionin e Top Albania Radio, “Live From Tirana”, ishte i ftuar sot ish-konkurrenti i “Big Brother 2”, Bjordi Mezini.

Ai ka qenë një nga protagonistët e atij edicioni, ku përveç ëmbëlsisë kujtohet për historinë e tij me finalisten, të ndjerën Adelajda, të cilën e kujton shpesh.

Ai u pyet se si i sheh konkurrentët e këtij viti:

Shoh një Donlad shumë të fortë, nuk e di pse por është shumë i fortë. Arjolën e kam edhe mikeshë dhe bëj tifo për të, është një konkurrente e fortë dhe e denjë. Është edicion i vështirë dhe i paparashikueshëm. Nuk e prisja dalejn e Semit.

Beatrixa është shumë e mirë. Beniada dhe Einxhel nuk janë në preferencat e mija. Sara është vajzë shumë e këndshme në shumë aspekte. Para “Big Brother VIP” nuk e njihja por është pozitve. Monika më duket shumë pasionante, përjeton gjithçka. Kjo është pikë e fortë, por mendoj se duhet që t’i lemë pak llafet.

Përsa i përket lidhjes së Sarës dhe PM, Bjordit i duket shumë e vështirë të ketë ecuri dashuria.

As ata të dy nuk janë të qartë se çfarë ndiejnë. Afeksioni ka qenë i natyrshëm. Mund të lindë dashuria por që besoj se nuk do të zhvillohet kurrë. Është shumë e vështirë.


You may also like