Një nga personat më të kërkuar në Britani/ Përdhunoi minoren, policia: Pesë mijë paund kush jep informacione për shqiptarin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 21-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ron Domi është shpallur në kërkim nga policia angleze për përdhunimin e një adoleshenteje.

I riu është i dyshuari kryesor, i cili ndodhet ende në arrati për përdhunimin e të miturës në Londrën e Veriut, ndërsa autoritetet vendase kanë ofruar një shpërblim të majmë për këdo që ka informacion.

Një kosto prej 5 mijë paundësh është vënë në dispozicion të çdo personi që informacione të sakta për 21-vjeçarin shqiptar, pjesë e pesëshes së më të kërkuarve në Britani.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 23 tetorit të vitit të kaluar, por ende autori endet i lirë. Mendohet se Domi njihet ndryshe edhe me pseudonimin Alex Brussels.

“Këta individë të kërkuar kanë arritur t’i shmangen drejtësisë për një kohë të gjatë. Janë rrezik dhe duhen gjetur. Këta të arratisur mund të jetojnë ose fshihen pranë jush, kështu që nëse njihni ndonjë prej tyre, ju lutemi na kontaktoni urgjentisht. Nëse jeni të interesuar për një shpërblim deri në 5000 £, kërkoni një kod unik shpërblimi kur të kontaktoni bamirësinë tonë”, deklaroi drejtori i operacioneve të Crimestoppers, Mick Duthie.

Mediat britanike shkruajnë se Ron Domi ka lidhje të forta me Shqipërinë. Për këtë arsye oficerët u bëjnë thirrje anëtarëve të komunitetit shqiptar për informacion mbi vendndodhjen e tij.

Krahas tij në pesë më të kërkuarit janë të tjerë të akuzuar për vrasje, tentativë përdhunimi, shpërndarje droge në shkallë të gjerë dhe pastrim parash.


Top Channel

You may also like