Një nga më të mirët në botë në rolin e tij, Atletico Madrid rinovon dhe i rrit pagën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jan Oblak është prej vitesh një nga pikat më të forta të Atletico Madrid dhe një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

29-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin spanjoll. Drejtuesit e Atleticos nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij dhe kanë përgatitur rinovimin me të.

Propozimi i zgjatjes së bashkëpunimit është pranuar nga “gardiani” i njohur dhe javën e ardhshme do të zyrtarizohet marrëveshja me Atleticon.

Oblak do të firmosë deri në verën e vitit 2025, ndërkohë që paga sezonale e tij do të rritet nga 10 në 12 milionë euro me kontratën e re./ Super Sport


Top Channel

You may also like