Një nga më meritorët për fitoren/ Momenti kur Amir Rrahmani me një super ndërhyrje ia mohon golin Zlatan Ibrahimovicit

by admin
Spread the love

Napolit i ka takuar derbi i javës së 18-të në Serie A kundër Milanit.

Skuadra nga Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Milanit me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “San Siro”, por po të mos ishte për ndërhyrjen maestrale nga Amir Rrahmani në minutën e 79’të, rezultati nuk do të ishte i njëjti.

Napolitanëve iu mjaftoi goli i vetëm i Elmas i realizuar në minutën e pestë të takimit për të dalur “kokëlart” nga qyteti i modës.

Elmas realizoi gol të bukur me kokë, falë një harkimi fantastik nga këndi nga Zielinski.

Përkundër rasteve të krijuara nga dy skuadrat rrjetat mbetën të paprekura deri në fund.

Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë fitore, ndërsa bëri paraqitje mbresëlënëse duke e “blinduar” sulmuesin e rrezikshëm suedez, Zlatan Ibrahimovicin, ku përposë super paraqitjes, Rrahmani ia mohoi një gol gati të sigurtë Ibrës.

Napoli me këtë fitore ngritet në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa ka edhe Milani që zbret një pozitë më poshtë.

You may also like