“Një natë e bukur”, Dukagjin Lipa sjell imazhe përkrah krenarisë së tij Duas gjatë pjesëmarrjes në Këshillin Atlantik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të mërkurën (10 nëntor) mori pjesë në Këshillin Atlantik në mesin e shumë personaliteteve të njohura dhe me ndikim.

Këngëtarja u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, në Distinguished Leadership Awards.

Në këtë mbrëmje ajo ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ashtu mbajti një fjalim.

Ndërsa prezent për ta përkrahur të bijën ishte edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili së fundi ndau disa imazhe nga kjo pjesëmarrje.

“Një natë e bukur në Këshillin Atlantik, në Washington D.C. Faleminderit të gjithëve për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Dukagjini në disa fotografi ku shihet përkrah Duas.

Ndërsa kujtojmë që pasi pranoi çmimin, ylli shqiptar i muzikës mbajti një fjalim duke u shprehur me krenari për Kosovën, kulturën dhe rinin.

Ndërkohë, mes tjera ajo kërkojë nga BE edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 


You may also like