Alessandro Bastoni iu nënshtruar testeve të specializuara mjekësore pas tërheqjes muskulore që pësoi në grumbullimin me kombëtaren e Italisë.
Përgjigja e analizave nuk ishte pozitive për mbrojtësin e Interit, i cili ka pësuar një dëmtim në pulpë. Duke humbur kështu duelet e rëndësishme për titullin ndaj Juventusit dhe Napolit.
Dy transferta të vështirë, të programuara në datat 26 nëntor dhe 3 dhjetor. Bastoni pritet t’u mungojë zikaltërve për rreth 1 muaj.
Një lajm negative ky për teknikun Simone Inzaghi, i cili humbet një nga titullarët e ekipit në një fazë vendimtare plot sfida të forta.
Bastoni pritet të rikthehet në dispozicion në mesin e muajit dhjetor. Tek Interi shpresojnë që të zbresë në fushë në transfertën e 17 dhjetorit ndaj Lazios në “Olimpico”./Shqip
Top Channel