Një miqësore luksi në Oversport dhe Tibo, live dhe ekskluzivisht sfida Inter-Monaco

by admin
Spread the love

Interi do të luajë nesër në mbrëmje në orën 20:30 në stadiumin “Mazza” të Ferraras ndeshjen e dytë miqësore të këtij sezoni kundër francezëve të Monaco, një sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Pasi kanë mposhtur Luganon 4-1 në debutimin sezonal, zikaltërit e Inzaghit kërkojnë të testojnë veten përballë një kundërshtari më cilësor.

Interi është ndeshur me skuadrën nga Principata 4 herë në të shkuarën. Ziklatërit kanë fituar të dyja ndeshjet në Kupën e Kampionëve kundër Monacos në sezonin 1963/64. Ndërsa përballja e fundit mes dy skuadrave ka qenë 25 vite më parë në Kupën UEFA në sezonin 1996/1997. Italianët fituan 3-1 në Milano, ndërsa Monaco 1-0 në ndeshjen e kthimit.

Të gjitha miqësoret që do të luajë Interi në prag të këtij sezoni do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Foto: Inter Twitter

You may also like