Një mesazh ndjese dhe një përqafim sa 1 mijë fjalë – me dashuri nga Alketa për Arilenën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Festivali i Këngës” në vitin 2019 ngjalli shumë polemika. Shkak u bë konkurrimi në festival i dy prej këngëtareve më të dashura për publikun, Arilena Ara dhe Elvana Gjata. Disa bënin tifo për Arilenën e disa për Elvanën. Alketa Vejsiu dha mendimin e saj duke anuar nga ata që mendonin se Elvana meritonte fitoren e kjo rrjedhimisht solli hatërmbetje mes saj dhe Arilenës, hatërmbetje që ne si publik i kuptuam nga veprimet e tyre në rrjete sociale, duke hequr njëra-tjetrën nga Instagrami. Megjithatë Arilena dhe Alketa i kanë lënë pas këto hatërmbetje. Këtë na e ka zbuluar vetë moderatorja me postimin e fundit ku përmes një videoje ku shfaqet duke përqafuar Arilenën dikur në prapaskenat e “X Factor”, i kërkon ndjesë dhe i shpreh dashurinë. Për më tepër Alketa zbulon se së shpejti do i shohim sërish bashkë. Ndoshta Arilenën do e kemi të ftuar në “X Factorin” e këtij viti duke qenë se Alketa e paralajmëroi pak ditë më parë rikthimin e këtij formati. Mbetet për tu parë!

You may also like