Një masakër në Cetinje të Malit të Zi – Shqip

by admin
Spread the love

Një 34-vjeçar ka vrarë dhe plagosur disa persona në Medovinë, në qendër të Cetinjes dhe më pas është vrarë, raportojnë mediat malazeze.

Si bilanc final, 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë plagosur, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë.

Gazeta Cetinje pohon se në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë.

Një burrë ka hapur zjarr ndaj bashkëqytetarëve prapa ndërtesës së Qeverisë në Cetinje pak para orës 16:00 dhe sipas informacioneve jozyrtare, sulmi ka ndodhur pas një zënke familjare.

Sipas mediave, pas një sherri të shkurtër familjar, burri ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar ta nënshtrojë, por ai nuk është dorëzuar dhe ka qëlluar në drejtim të policëve.

Më pas ata qëlluan për vetëmbrojtje dhe sulmuesi u vra.

Media e ka cilësuar këtë ngjarje si masakra më e madhe e ndodhur në Mal të Zi. /tesheshi.com/

 

 

Lexo lajme interesante

You may also like