“Një makinë e dyshimtë me fenelina policie” Eksperti i njohur zbulon alarmin e dhënë nga policia një ditë para Samitit të BE-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se një makinë e dyshimtë është pikasur në veri-perëndim të Tiranës, pikërisht një ditë para Samitit të BE në Tiranë, por edhe protestës së opozitës.

Sipas tij ka qenë një fuoristradë me fenelina policie e paautorizuar. Sipas ekspertit menjëherë është dhënë alarmi mes policisë, dhe ka nisur një ndjekje, por makina është zhdukur pa mundur të ndalohet.

“Dje ka pasur një informacion, për një makinë të dyshimtë në zonën e veri perëndimit të Tiranës. Një fuoristradë me fenelina policie. Është dhënë menjëherë urdhri për tu kapur dhe për të verifikuar personat që ishin në të. Deri në këto momente makina nuk është gjetur. Ka pasur një sinjal të tillë deri më tani”, tha Karamuço.

Kujtojmë që udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, u ulën sot së bashku në Tiranë, në takimin e dytë sipas këtij formati, por të parin që zhvillohet në një vend jo anëtar.

You may also like