Një luftë e ftohtë/ Shakira vazhdon t’ja nxijë jetën Pique-s pas ndarjes – Shqip

by admin
Spread the love

Shakira nuk e ka kaluar lehtë tradhtinë e Piques dhe duket se ka hapur “luftë të ftohtë” me futbollistin. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij.

Një gazetare spanjolle i doli në krah vendimit të Shakirës duke thënë se nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh, imagjinoni pak si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote.

Kujtojmë që Pique pas ndarjes nga Shakira dhe skandaleve për një tradhti të mundshme ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë.

You may also like