Një jetë e tërë dedikuar publikut, pensionohet Besa Çeku-Buçinca

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Folësja ikonë e lajmeve, Besa Çeku Buçinca, sonte paralajmëroi se do të jetë edhe edicioni i saj i fundit i udhëhequr nga ajo, pranë Radio Televizionit të Kosovës – RTK.

Znj. Çeku Buçinca pas shumë vitesh pranë publikut të Kosovës, sonte e përfundoi karrierën e saj shumë vjeçare prej prezantueseje të lajmeve qendrore në televizionin publik.

Prezantuesja njëherësh ikona e lajmeve, dikur në Radio Televizionin e Prishtinës, dhe viteve të fundit pranë RTK-së, para disa vitesh u tërhoq nga ekrani, mirëpo sonte ajo zyrtarisht pushon aktivitetin e saj publik pas pensionimit. Ajo mbahet mënd edhe për kontributin e angazhimin e saj pranë Radio Televizionit Shqiptar në fund-vitet e 90-të.

AGK-ja i uron pensionimin znj. Çeku Buçinca, njëherësh e falënderon për kontributin e dhënë për profesionin, e cila padyshim do të mbetet një nga zërat më unik të Radios dhe Televizionit në Kosovë.

You may also like