Një Instagram për fëmijët? Facebook merr vendim pas kritikave të ashpra – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

19:00 | 10 Tetor 2021

Më herët, shefi i Instagram-it, Adam Moseri, është shprehur se do të nxjerrin “Instagram Kids”, një aplikacion për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.

Pas kritikave dhe reagimeve të shumta nga përdoruesit dhe ligjvënësit, Facebook ka njoftuar se do ndalojë planet për një version të aplikacionit të tij Instagram për fëmijët, shkruan BM.

Wall Street Journal kohët e fundit raportoi se hulumtimi i vetë Facebook zbuloi se Instagram mund të jetë i dëmshëm për vajzat adoleshente, me një në tre vajza që thanë se Instagram i bëri ato të ndihen keq për trupin e tyre dhe shumë përdorues raportuan një rritje të ankthit dhe depresionit, transmeton lajmi.net.

Më herët, shefi i Instagram-it, Adam Moseri, është shprehur se do të nxjerrin “Instagram Kids”, një aplikacion për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç. “Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët”, tha Moseri.

Përgjatë 3 viteve të fundit janë kryer mjaft studime mbi mënyrën si aplikacioni ndikon në miliona përdorues të rinj. Sipas hulumtimeve platforma mund të dëmtojë shëndetin mendor dhe imazhin e trupit.

Studiuesit e WSJ thanë se veçanërisht Instagram-i ndikon negativisht tek adoleshentët kur bëhet fjalë për “krahasimin social” kur përdoruesit e këtij rrjeti përqendrohen në aspekte si pasuria, pamja ose suksesi.

Carrie James, psikologe në Harvard, tha se krijuesit e aplikacioneve duhet të mendojnë në fillim për fëmijët dhe të kenë parasysh se tashmë fëmijët i përdorin rrjetet sociale shumë dhe ndikohen nga ato. /Shqip/

You may also like