Një indiane dyshohet se ka qenë arsyeja e ndarjes mes kryeminstres së Finlandës dhe partnerit të saj!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministrja Sanna Marin, e cila e futi Finlandën në NATO, njoftoi së fundmi se po divorcohej nga bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen, me të cilin ishin në lidhje prej 19 vjetësh.

Marin dhe Raikkonen, janë prindër të një vajze 5-vjeçe, Emma Amalia Marin. Dyshja kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020. Ndërkohë, “Daily Mail” ka publikuar së fundmi dy foto të ish-bashkëshortit të saj me një vajzë misterioze disa javë para ndarjes.

Media britanike shkruan se 37-vjeçari ka flirtuar dhe kërcyer me një vajzë, e cila dyshohet të jetë indiane dhe besohet se kishte shkuar me pushime në Finlandë me yjet e Bollywood-it, Rakul Preet dhe Pragya Jaiswal. Edhe mediat në Finlandë kanë shkruar se Räikkönen, në gjendje të dehur, ka tentuar disa herë ta puthte vajzën teksa qëndruan në lokalin e natës në Helsinki deri në orët e para të mëngjesit.

Rikujtojmë, se Sanna Marin humbi zgjedhjet muajin e kaluar dhe do të lërë postin e kryeministres së Finlandës, të cilën e futi në NATO gjatë mandatit të saj. 37-vjeçarja u përfshi në një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar. Në gusht, Sanna Marin u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta.

Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike. Por nuk mbeti me kaq. Sanna Marin, iu publikua një tjetër video ku ajo shihej duke kërcyer sensualisht me një modele finlandeze të quajtur Sabina Särkkä.


Top Channel

You may also like