Një ikje e parakohshme, ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv Miliam Krasniqi

by admin
Spread the love

Gazetari dhe komentatori i njohur i gazetarisë sportive, Miliam Krasniqi është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare. Krasniqi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe komplikimet në shëndet i shkaktuan atij një vdekje të parakohshme. Gazetari ndodhej në Francë ku po qëndronte për t’u mjekuar.

Krasniqi ishte prej “zërave” më të njohur të gazetarisë sportive në Kosovë. Ai për më shumë se dy dekada ka punuar në Radio Kosova dhe më herët në disa radio të tjera.

Për vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Redaksia e Oversport i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Miliam Krasniqit. / Oversport.tv

You may also like