Një i mitur nga Tetova është gjetur në një objekt hotelierik, SPB Tetovë paralajmëron hotelierët se gjoba arrin nga 50 deri në 150 euro

by admin
Spread the love

Fundjavën e kaluar (28/29 janar) një i mitur nga Tetova është gjetur në një objekt hotelierik në rrugën “JNA” në Tetovë.

Është thirrur prindi i tij, ndërsa pronarit të objektit i është dorëzuar parashtresa përkatëse sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. SPB Tetovë edhe një herë rikujton hotelierët në këtë zonë se të miturit nuk duhet të lejogen të qëndrojnë pas orës 24 dhe se në të kundërtën do të përballen me sanksione kundërvajtëse dhe gjoba nga 50 deri në 150 euro në denarë.

Nëse të miturit shërbehen me pije alkoolike, parashikohen gjobë dhe dënime me burg nga një deri në tre ose deri në pesë vjet për hotelierët, në varësi të moshës së të miturit, thonë nga SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like