Një i mitur ka dërguar kërcënime për bomba në disa shkolla të Shkupit, MPB del me detaje

by admin
Spread the love




Ministria për Punë të Brendshme në RMV ka dalë me detaje në lidhje me denoncimet e rrejshme për bomba në disa shkolla të Shkupit.

Nga MPB njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi në lidhje me disa nga denoncimet për bomba.

Sipas MPB-së, i njëjti dyshohet se i inspiruar nga denoncimet tjera, me datë 04.11.2022 përmes kompjuterit të tij ka krijuar adresë të sigurt elektronike, pas çka përmes telefonit të tij në ora 14:04 ka dërguar kërcënime deri tek 4 shkolla të mesme në Shkup. Në prani të nënës së tij 43-vjeçare nga Shkupi me iniciale D.K.Q. është realizuar bisedë informative me datë 07.11.2022, ku i mituri ka pranuar veprën dhe ka shpjeguar se si ka vepruar.

“Në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me datë 07.11.2022 është kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet tjera ku banon D.K.Q., me ç’rast është konfiskuar një kompjuter desktop, një telefon celular dhe një kartë SIM, të cilat janë përdorur nga i mituri si dhe Departamenti për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Dixhitale ka kryer ekzaminimin e pajisjeve elektronike të përdorura nga i akuzuari, ku është konstatuar se më datë 04.11.2022, përmes kërkuesit të internetit është qasur deri tek shpërndarësi i internetit dhe në bazë të urdhrave të Prokurorisë është kryer ekspertiza e materialit elektronik, ku është konstatuar se i raportuari ka paguar për blerje të pakos për përdorimin e postës elektronike të sigurt nga shpërndarësi i internetit”, thonë mes tjerash nga MPB.


You may also like