Një grua u godit tre herë nga vetura e saj, rrëfen dëshmitari shqiptar

by admin
Spread the love

Të enjten në qytetin e St. Gallenit ka ndodhur një aksident i rëndë. Një 45-vjeçare është përplasur disa herë nga vetura e saj teksa po shkarkonte. Me këtë rast, ajo ka pësuar lëndime të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në St. Gallen të Zvicrës. Një grua (45) është goditur tri herë nga vetura e saj. Sipas Policisë së Qytetit St. Gallen, pak para orës 13:00 një grua ndaloi veturën e saj në Lehnstrasse. Më pas ajo doli me motorin ndezur, me sa duket për të shkarkuar diçka. Vetura filloi të lëvizë mbrapsht në pjerrësi. 45-vjeçarja qëndroi pas veturës dhe u përpoq ta ndalonte – pa sukses. Pas disa metrash ajo u rrëzua dhe u përplas.

Por kjo nuk është e gjitha. Pas rreth 40 metrash, vetura e llojit Renault ka përplasur një veturë tjetër që ishte e parkuar në anë të rrugës. Më pas, vetura u nis përsëri përpara dhe e përshkoi gruan për herë të dytë. Kur vetura goditi një bordurë, ajo filloi të lëvizë sërish nga ana e kundërt dhe për herë të tretë e përshkoi gruan. Pas kësaj, vetura është përplasur me një gardh druri dhe ka ndaluar. Gruaja është dashur të dërgohet në spital me plagë të rënda.

Ngjarja është parë nga disa persona. Njëri prej tyre është shqiptari Zemri Mamudi (43), fqinj i gruas së plagosur rëndë. “Dje kur isha duke ngrënë drekë, nga jashtë dëgjova një “bum””, thotë për gazetën “Blick” Zemriu, transmeton portali Shtegu. Meqenëse disa muaj më parë një veturë ishte rrokullisur nga dera e tij e përparme, zhurma iu duk e njohur.
“Kur dëgjova policinë dhe ambulancën dola menjëherë”. Zemriu zbuloi se ishte vetura e tij, në të cilën ishte përplasur vetura e fqinjes së tij. “Vetura ime e kompanisë ishte mjaft e thyer në anën e pasagjerit”. Për shkak se vetura ishte shumë e dëmtuar, ai nuk mund të shkonte më për të punuar. “E porosita një karrotrec për ta larguar nga aty”.

Por padyshim, vetura e tij është në plan të dytë: “E pashë gruan e lënduar që po përkujdesej nga mjekët. Nuk është edhe aq keq që më është dëmtuar vetura e kompanisë, është shumë më keq që në aksident është plagosur rëndë fqinja ime”. Zemriu shpreson se ajo do të shërohet së shpejti. “Sepse jetët njerëzore janë më të rëndësishme se gjërat”.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në dy mjetet dhe rrethoja prej druri. Vetura e 45-vjeçares gjithashtu u largua nga vendngjarja.

Megjithatë, sfondi i saktë është ende i paqartë dhe do të sqarohet nga Policia e Qytetit St.Gallen. Sipas Dionys Widmer nga Policia e Qytetit St.Gallen, vetura Renault është automatike. Është ende e paqartë pse vetura fillimisht u rrotullua prapa dhe më pas përsëri përpara.

Lexo lajme interesante

You may also like