Një grua raporton në polici se u dhunua nga kolegu i punës para tetë muajsh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një grua ka raportuar në polici, se u dhunua nga kolegu i punës në gusht të vitit të kaluar.

Sipas policisë, viktima ka thënë se dyshon se u drogua e më pas u dhunua nga i dyshuari kur po kthehej në shtëpi  me veturën e tij.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Më 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotik dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like