“Një gabim i portierit dhe vetëm rrjeta të mbron”, Perlat Musta flet për Oversport

by admin
Spread the love

Roli i portierit është një nga rolet më të rëndësishme në një skuadër futbollit. Kush më mirë mund ta tregojë këtë në Shqipëri se një legjend si Perlat Musta i cili tregon për Oversport dhe se si ishin ndjesitë në kryeqytet për derbin e Tiranës.

“Pjesa e portierit, ana psikologjike është pak më e rëndë se e lojtarëve. Një gabim i portierit dhe vetëm rrjeta të mbron. Janë ekipe historikisht me shumë lojtarë që në çdo lloj brezi kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar dhe futbolli mezi e priste si ndeshje.”

DERBI- “Emocionet ishin gjithmonë para ndeshjes, në momentin që fillonte ndeshja gjithçka shuhej dhe rridhte loja normalisht. Një herë fitonim ne, njëherë ata. Tirana ka pasur lojtarë të mëdhenj gjithmonë, njësoj edhe Partizani.

Nuk do të thotë që pësimi i golave është faji i portierit. Është në kompleks edhe me pjesën tjetër të skuadrës.” /oversport.tv

You may also like