Një fitore për financat dhe motivim, vendi i parë do i siguronte Interit…

by admin
Spread the love

Padyshim që sot në mbrëmje synimi i Interit është fitorja për ta mbyllur grupin D në krye, për një sërë arsyesh. Sigurisht që e para ka lidhje me shortin, për të shmangur skuadrat e mëdha europiane, por përpos kësaj ka disa motive, i cili është të ndjekin një tjetër finale, të sigurojnë më shumë të ardhura dhe të shtohet besimi për të mbajtur një tjetër vend të parë, atë të kampionatit.

inter

MË SHUMË PARA – Interi vetëm mund të fitojë, pasi në Europë dhe në “San Siro’ zikaltrit janë mësuar tashmë ta bëjnë këtë gjë. Gjashtë suksese në shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi, ai që e ka prishur rekordin është barazimi 3-3 me Benfikën një sezon më parë. Fitorja ama vlen plot 2.8 milionë euro, që do u shtohen 9.6 milionëve të fituara deri më tani nga kualifikimi në 1/8-at.

Aty ajo që është e rëndësishme është të shmangen rivalë si Real Madridi, Mançester Siti, Arsenali, Bajern Mynihu, të cilët tashmë kanë siguruar kreun. Dhe është një arsyetim që përfshin edhe aspektin ekonomik. Sezonin e kaluar Interi fitoi arkëtoi 80 milionë euro, edhe falë Ligës së Kampioneve.

Sa më larg Lautaro dhe shokët e tij të shkojnë, aq më mirë është për arkat sepse kjo do të thotë të kesh mundësinë për të garantuar të paktën disa miliona të tjera. Pikërisht rrugëtimi i gjatë sezonin e kaluar në Europë i lejoi Interit të shmangte shitjen e një lojtari të madh deri në muajin qershor, duke qenë në gjendje të mendonte më me qetësi për lamtumirën e Onanës dhe Brozoviçit.

BESIMI – Por duke përjashtuar aspektin ekonomik, fitorja e sotme do të kishte shijen e një projekti të përfunduar.

“Kemi kaluar katër muaj të mrekullueshëm”, tha Simone Inzagi pas suksesit ndaj Udinezes. Kualifikimi si i dyti do të thotëtë bëhet pak pis bilanci. “San Siro” do të jetë i tej mbushur në përpjekje për të shtyrë Interin përtej një pengese të komplikuar.

Real Sociedadi kaqenë skuadra që i ka vënë mëshumë në vështirësi zikaltrit në planin e lojës deri më tani. Kjo është arsyeja pse nuk priten ndryshime të mëdha sa i përket stërvitjeve në krahasim me dy ditë më parë. Inzagi po arrin t’u japë hapësirë të gjithë elementëve të skuadrës. Këtu del një tjetër arsye për të ndjekur vendin e parë.

A mund të jetë Liga e Kampioneve pengesë në garën për yllin e dytë? Rrotacioni dhe garantimi i hapësirës për të gjithë deri më tani ka qenë cilësia e madhe e Inzagit, i cili e ka bërë atëtë marrë rezultate me garancinë e një grupi solid. Dhe qëndrueshmëria dhe motivimi nuk është diçka që mund ta bleshnë merkato.

PANORAMASPORT.AL

You may also like