Një emër i ri në listën e Juventusit, bardhezinjtë hedhin sytë nga mbrojtësi serb

by admin
Spread the love

Juventusi po përgatitet të nënshkruajë me një qendëmbrojtës në merkaton e janarit. Në radarët e bardhezinjve është 21-vjeçari serb Strahinja Pavlovic, që aktualisht aktivizohet tek RB Salzburg. “Zonja e vjerër” është e gatshme të nënshkruajë me mbrojtësin që në janar.

Siç raporton dhe “Calciomercato”, Juventusi po vëzhgon nga afër paraqitjet e Pavlovic, i cili do të luajë në Kupën e Botës me Serbinë. Megjithatë opsioni i ëndrrave për bardhezinjtë për qendrën e mbrojtjes ishte kroati Josko Gvardiol por kroati është i shtrenjtë për arkat e klubit italian. Ky i fundit vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe kërkohet shumë nga Chelsea.

Mbrojtësi i fundit që u ble nga bardhezinjtë ishte Gleison Bremer për 40 milionë euro në merkaton e verës. Megjithatë vetëm braziliani nuk mjaftoi për të plotësuar repartin e prapa vijës, prandaj së fundmi Juventusi mund të hidhet në sulm për shërbimet e Pavlovic. /oversport.tv

Foto: FC Red Bull Salzburg, Facebok

You may also like