Një emër i një loje është fjala më e kërkuar në Google në të gjithë botën për vitin 2022

by admin
Spread the love

Fjala Wordle mori vendin e parë si termi më i kërkuar i Google në botë dhe në SHBA në vitin 2022.

Kërkimet u zbuluan nga gjigandi i teknologjisë në raportin e tyre vjetor Year in Search.

Wordle është emri i një loje fjalësh. Përdoruesve u jepen maksimumi gjashtë përpjekje për të gjetur fjalën e ditës. Është gjithmonë një fjalë me pesë shkronja dhe fjala është e njëjtë për të gjithë.

E krijuar nga inxhinieri i softuerit amerikan Josh Wardle në vitin 2021, thjeshtësia e lojës së përditshme të fjalëve ka gjetur tërheqje masive.

Wordle u bë aq popullor saqë kërkimet në Google nga lojtarë të dëshpëruar që kërkonin përgjigje ndikuan në tendencat e tjera kryesore të kërkimit të Google.

Në Top 10 vëmendje të madhe ka marrë lufta në Ukrainë që renditet e treta, vdekja e mbretreshës Elizabet, prodhimi i Iphone 14, Jeffry Dahmer historia e të cilit u realizua në film dhe Kupa e Botës që është duke u zhvilluar.

10 fjalët më të kërkuara 

  1. Wordle
  2.  India vs Anglia
  3.  Ukrainë
  4.  Mbretëresha Elizabet
  5. Ind vs SA
  6. Kupa e Botes
  7. India vs Inditë Perëndimore
  8. iPhone 14
  9. Jeffrey Dahmer
  10. Premier League indiane


Top Channel

You may also like