Një edicion i dytë për Tirana Street Food Festival! – Shqip

by admin
Spread the love

Rikthehet pas një shkëputjeje të detyruar për shkak tëpandemisë, Tirana Street Food Festival – Festivali i ushqimitambulant, në datat 23-29 Nëntor në Sheshin Italia pranëStadiumit Air Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Edhe këtë edicion festivali do të bëjë bashkë pjesëmarrës ngaShqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia ku nënjë hapësirë të dedikuar, të gjithë do të mund të provojnëspecialitete shumë-etnike, të shijojnë atmosferën dhe të kalojnënjë kohë ndryshe përgjatë fundjavës së gjatë të festave tëNëntorit.

Ushqimi ambulant apo “Street Food” siç është gjerësisht injohur, është nga disa vite në vemendjen e të gjithëve. Nga shefame yje Michelin që rikrijojnë pjata të përshtatshme për këtëzhanër, tek udhëtarët, turistët apo influencuesit në vizitat e tyrenë tregjet e mëdha me ushqim rruge në të gjithë globin.

Po përse është kaq i famshëm? Dhe përse nuk duhet ngatërruarme ushqimin e shpejtë tipik, atë “Fast Food”.

Ndryshimi në të dy rastet qëndron tek tradita. Ushqimi i rrugëspër një pjesë të mirë të globit është mënyrë jetese. Është ushqimi thjeshtë, me përbërës të freskët të vendit, të bazuar në traditë.

Ushqimi i shpejtë “Fast Food” merr sigurisht shkasë ngaushqimi i rrugës sepse është gjithashtu i shpejtë por në ndryshimnga Street Food, ai shpesh përdor ushqime të procesuara, tëkonservuara, që vijnë nga kushedi se ku dhe rikrijojnë njëstandard ushqimi gati artificial.

 

Ushqimi si një mjet zbulimi!

Çdo komb ka traditën, kulturën dhe tiparet e veta, dhe ushqimiështë mënyra më e shijshme për të kuptuar më shumë ngahistoria e një vendi. Falë lëvizjeve shumë më të lira të gjithëtanimë kanë shijuar sushi, takos apo specialitete të tjera nga cepatë tjerë të globit, por ka edhe shumë më tepër larmi, dinamizëmdhe dashuri për të zbuluar.

Ky festival që do të kthehet në një traditë të përvitshme, mbledhtë apasionuarit ndaj ushqimit në një celebrim ndajmultikulturalizmit, dëshirës për të guxuar dhe udhëtuar nëtradita të largëta.

Nga data 23-29 Nëntor, Sheshi Italia pranë Stadiumit Air Albania do të kthehet në një kënd shumë-ngjyrësh plot me shije, food trucks, pije e muzikë nga e gjithë bota.

You may also like