Një dashuri po lind mes Maluma-s dhe Kim Kardashian? Flet këngëtari

by admin
Spread the love

Prej disa muajsh spekulimet se mes Kim Kardashian dhe Maluma-s ka një lidhje, kanë bërë xhiron e mediave. Lajmet nisën menjëherë pas ndarjes së Kim nga Kanye West dhe shumë njerëz ishin të entuziazmuar nga ideja se ajo dhe Maluma mund të kishin nisur një romancë.

Mirëpo, këngëtari kolumbian sqaroi natyrën e miqësisë së tyre të ngushtë në një intervistë të fundit me L’Officiel Hommes.

Duke pranuar se nuk është i sigurt se nga filluan thashethemet për romancën, Maluma tha se ai u takua për herë të parë me Kim dhe motrën e saj Kourtney Kardashian në sfilatën e Dior Men në Miami në dhjetor të vitit 2019.

“Njerëzit filluan të flasin për të. Nuk e di pse ata filluan ta pyesin atë. Ndoshta sepse ajo po divorcohej? Por jo, ne jemi miq të mirë. Ne nuk flasim aq shpesh, por po, ne jemi miq të mirë dhe gjithmonë urojmë më të mirën për njëri-tjetrin.”

Edhe Kim foli për këto thashetheme gjatë ribashkimit special të Keeping Up With the Kardashians në qershor, kur prezantuesi Andy Cohen pyeti nëse ata të dy po dilnin bashkë. Kim e mohoi dhe tha se me Maluma-n janë vetëm miq.

“E kam takuar disa herë, gjithmonë në Miami,” tha Kim. “Është një djalë kaq i mirë.”

Pra, asnjë shkëndijë në horizont, të paktën tani për tani!


You may also like