Një dardan, “armiku” i Lewandowskit, Uzuni e Sadiku, “qitësit” e La Liga2

by admin
Spread the love

Me përfundimin e javës së 14-të të La Ligas, prestigjiozja spanjolle Marca u ka bërë një analizë të futbollistëve apo trajnerëve që kanë spikatur më shumë deri në këtë pikë të kampionatit.

Dihet që Robert Lewandowski, “bomberi” polak i Barcelonës, është kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në Spanjë, ndërsa mes ndjekësve më të afërt është Vedat Muriqi i Mallorcas.

“Marca” shkruan se pikërisht sulmuesi dardan mund të bëhet rivali më i fortë i Lewas në garën për çmimin e golashëuesit më të mirë. Polaku, pas 14 javëve të para, ka shënuar 13 gola, ndërsa shtatlarti shqiptar i Mallorcas, tetë gola.

Po tetë gola ka shënuar edhe Borja Inglesias i Betisit. Muriqi ka shënuar tre gola me këmbë, tre me kokë dhe dy me penallti. Pra, trajneri Aguirre ka besim të plotë tek shqiptari, të cilin e ka ndër zgjedhjet e para edhe për gjuajtjet e 11-metërshave.

Interesant fakti që dy sulmues shqiptarë spikatin në rolin e “bomberit” edhe në La Liga2. Myrto Uzuni (Granada) është në krye të listët me 8 finalizime dhe një asist, ndërsa Armndo Sadiku, i cili luan me Cartagjenën, ka shënuar 5 gola, dhe ndan vendin e katërt me Baston të Oviedos.

Uzuni pesa gola i ka shënuar me këmbë, dy me penallti dhe një me kokë. Sadiku, dy me këmbë, dy me penallti dhe vetëm një me kokë. Te sulmuesi i kombëtares shqiptre varen shpresat e Granadas për t’i rikthyer sa më shpejt në elitë./ Super Sport


Top Channel

You may also like