Një çështje te kampionët, menaxheri Damiani: Radu i zhgënjyer nga Interi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ionut Radu nuk u aktivizua në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Romës dhe portieri 24-vjeçar i Interit është zhgënjyer pse nuk i është dhënë mundësia, si në duelin kundër Empolit.

Oscar Damiani, menaxheri i Radu, mes të tjerash ka deklaruar: “Pse nuk luajti? Të gjithë e prisnin. Atij nuk iu dha një mundësi në Kupën e Italisë dhe jemi të befasuar. Ai luajti 120 minuta kundër Empolit dhe u paraqit mirë.

Radu kishte marrë oferta të rëndësishme në janar nga Italia dhe nga klube europiane, por Interi donte ta mbante. Gjatë seancave stërvitore lavdërohet, por më pas nuk ia japin mundësinë ta tregojë në fushë.

Unë e respektoj vendimin e klubit, trajnerin Inzaghi dhe Handanovic, por Radu e meritonte të luante në këtë fazë. Ai është i zhgënjyer”. / oversport.tv

You may also like