Një “bunker” nëntokësor: Izraeli hap bankën më të mbrojtur të gjakut në botë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Izraeli ka inauguruar bankën e parë nëntokësore të gjakut në botë rezistente edhe ndaj raketave, njoftoi të martën Organizata Kombëtare Izraelite për Mjekësinë Emergjente dhe Transfuzionit, Magen David Adom (MDA).

Ndërtesa në qytetin Ramli, midis Tel Avivit dhe Jerusalemit, u përurua të hënën në mbrëmje, por pritet të jetë zyrtarisht funksional në fund të këtij viti, tha një zëdhënëse e MDA.

“Marrja e një transfuzioni gjaku, një dhuratë e pazëvendësueshme e jetës nga një i panjohur, është një kujtesë e rëndësishme se tani e tutje ne mund të ndihemi të sigurt falë kësaj qendre të re mbresëlënëse”, tha presidenti izraelit Isaac Herzog.

Banka Kombëtare e Gjakut u ndërtua për të “mbrojtur rezervat e rëndësishme strategjike të gjakut të Izraelit nga sulmet raketore, kimike dhe biologjike, si dhe nga tërmetet”, tha MDA në një deklaratë.

Ndërtesa përbëhet nga gjashtë kate, tre prej të cilave janë nën tokë.

Miqtë amerikanë të Magen David Adom (AFMDA) përballojnë kostot e ndërtimit të një banke gjaku në shumën rreth 135 milionë dollarë. Objekti i ri pritet të ruajë rreth gjysmë milioni njësi gjaku, raportoi Jerusalem Post.

Në të kaluarën, shërbimet e urgjencës janë detyruar të pezullojnë procesin e dhurimit të gjakut gjatë sulmeve me raketa dhe të transferojnë rezervat e gjakut në strehimore.

“Kjo qendër do t’i mundësojë Magena David Adoma të shpëtojë jetë të panumërta në luftë dhe paqe,” tha Catherine Reed, shefe ekzekutive e AFMDA.

Ndërtesa e re ka mure veçanërisht të trasha çimentoje dhe mekanizma të shumtë mbrojtës në rast të një sulmi me armë biologjike ose kimike.

You may also like