Një bashkëpunim me Triksën dhe Donaldin, shoku i ngushtë i binjakëve Veshaj paralajmëron surpriza

by admin
Spread the love

Tiri Gjoci është një këngëtar i njohur kryesisht për mbrëmjet live në klube të ndryshme, por herë pas herë ai ka sjellë dhe projekte muzikore të tijat. I fundit ka qenë i publikuar rreth një muaj më parë.

Tiri Gjoci, njëkohësisht edhe miku i aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj ka folu për raportet e tij me ish-çiftin. Ai deklaroi se ekziston edhe mundësia që të sjellë një bashkëpunim muzikor me këngëtaren dhe binjakët Veshaj.

Kujtojmë se Tici ka bashkëpunuar me Donaldin dhe Romeon në emisionin e tyre të sezonit të kaluar “Binjakët”, ku Tiri me grupin e tij ishte këngëtari i përhershëm i emisionit.

I ftuar në një intervistë së fundmi, Tiri tha se është i hapur për bashkëpunim si me Beatriksën, që e ka pasur shoqe në lice dhe me vëllezërit Veshaj, që tashmë janë shokë të tij

“Pse jo, nuk është se e kam menduar po do të isha i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, jo vetëm me Triksën por edhe fundja edhe me vëllezërit (Veshaj). Kështu që nuk ka asnjë lloj problemi.”– tha ai për “N’Zoom.”

“Vëllezërit janë shokët e mi, miqtë e mi, ashtu si edhe Triksa. Dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, ka ndodhur mes tyre dhe nuk më takon të përfshihem te kjo gjëja”, shtoi Tiri.


You may also like