Një 48-vjeçar nga Sveti Nikolla goditet nga një veturë, shoferi ikën nga vendi i aksidentit

by admin
Spread the love

Një dyzet e tetë vjeçar nga Sveti Nikolla ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Shkup, i cili është goditur nga një veturë “Golf”, nërsa shoferi është larguar nga vendi i aksidentit.
Përplasja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Atso Shopov” dhe rrugës “1409”, sipas MPB-së.
“Me datë 23 dhjetor në ora 12:30 në SPB Shkup nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është lajmëruar se me lëndime të rënda të marra në aksident trafiku tek ta është sjellë A.V.(48) nga Sveti Nikolla”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

MARKETING



You may also like