Një 39 vjeçar nga Nikushtaku gjendet i vrarë në hyrje të fshatit Radushë

by admin
Spread the love




Një person pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit është gjetur dje në orët e para të mëngjesit në automjetin e tipit “Renault Megan” me targa prove në udhëkryqin ndërmjet fshatrave Radushë dhe Sfilare të Shkupit.

Sipas njoftimit të MPB-së, personi është gjetur nga punonjësit e policisë së Sarajit.

“Pas marrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për një 39 vjeçar nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës me inicialet A.A. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


You may also like