Nita zbulon mesazhet që i dërgoi Zhaklina: M’u duk qesharake!

by admin
Spread the love

Zhaklin Lekatari dhe Nita Latifi janë përfshirë në një debat virtual pas reagimit të këngëtares në lidhje me një deklaratë që opinionistja bëri teksa ndodhej në Serbi, vend për të cilin u shpreh se ndihej e sigurt sepse nuk kishte shqiptarë.

Këtë deklaratë ish-banorja e “Big Brother VIP 2” e quajti “hipokrizi të gjallë”.

Ndërkohë Nita në një Instastory zbuloi se Zhaklina i kishte dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet.

E ftuar në “Prive”, Nita u pyet për këto mesazhe zanore dhe ish-banorja tregoi: “Komunikimi mes meje dhe Zhakut mbetet diçka private. Mund t’ju them që ka pasur një agresivitet, ton të ashpër, ofendime dhe komentoi karrierën time, që mu duk gjë qesharake.”

You may also like