Nisma e të Rinjve kërkojnë nga Qeveria më shumë punë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo), ka organizuar aksion rrugor në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, raporton Ekonomia Online.

Nga aty,
të rinjtë kërkuan nga Qeveria të bëjnë më shumë në zbardhjen e fatit të të
pagjeturve.

Drejtoresha
ekzekutive e organizatës, Marigona Shabiu, tha se aksioni i sotëm ka për synim
ta shtojnë presionin publik ndaj Qeverisë për të shtuar intensitetin e punës në
zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

“Ne
si organizatë nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut çdo ditë e shënojmë këtë
ditë si thirrje e jonë për të bërë presion publik ndaj Qeverisë së Kosovës për
të shtuar intensitetin e punës së sajë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve në
Kosovë. Aktualisht i kemi mbi 1600 persona të cilët figurojmë të zhdukur nga
lufta e fundit në Kosovë  nga të gjitha
grupet etnike”.

“Edhe 23 vite mbas lufte mbas lufte ne po vazhdojmë si shoqëri të kërkojmë drejtësi, mirëpo familjarët e këtyre personave po vazhdojnë të presin se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre”, tha ajo.

You may also like