Nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit, avokati i njohur tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Avokati Ledio Braho komentoi sot nismën e fundit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Braho theksoi se shteti ynë e ka të pamundur të kontrollojë territorin, duke shtuar se rrezikohet të mbushet sërish vendi me kanabis.

“Është çështje filozofie politike. Por në vendin tonë është çështje e nxehtë, për shkak të pasojave që ka sjellë në shoqërinë shqiptare kanabisi, jo për përdorim mjekësor. Sot mund të themi që pjesën dërrmuese të të rinjve në burgje, i kemi për shkak të përfshirjesh në shitjen e kanabisit. Në Maqedoninë e Veriut është rregulluar me ligj të veçantë dhe kontrollohet nga shteti. Në Shqipëri u bë ky konsultimi publik, që s’mund të shërbejë për iniciativë ligjvënëse. Zgjidhja më e mirë do ishte përmes referendumit. Ky konsultimi, që nuk dihet edhe nëse të dhënat janë të sakta, nuk besoj se është bazë e mjaftueshme për të iniciuar një çështje kaq të nxehtë.

Në Shqipëri ka ligje të ngjashme copy-paste. E para duhet parë çfarë efektesh do japë në ekonomi. Sepse s’mund të thuash vetëm do populli. Është qëllim mjekësor, biznesi? Duhet analizë e thelluar, një grup ekspertësh. Është politikë publike, duhet bërë nga ekspertë ndërkombëtarë, që japin pro-të dhe kundërta. Shteti ynë sot e ka të pamundur të kontrollojë territorin, dhe mund të mbushet me kanabis Shqipëria. Shteti duhet të kontrollojë prodhimin e këtyre strukturave që do lincensohen.

Ne sot kemi një nga legjislacionet më konservatore për kanabisin. Nëse të kapin me dy gramë kanabis të fusin në burg. Nuk mjafton të shtrohet një pyetje dhe të marrim një iniciativë. Nëse bëhet për qëllime mjekësore, s’do ketë lidhje me ata që dënohen për përdorim, dhe kam bindjen që do jetë për eksport. Nëse do legalizohet kanabisi për përdorim, do merren masa për të gjithë të dënuarit për shitje kanabisi në sasi të vogla. Sepse duhet të amnistohen ata që vuajnë këtë dënim. Mund të ketë 2-3 licenca gjithë tregu”, tha ai.

You may also like