Nisin aludimet në Spanjë, Mbape ka rezervuar shtëpi në Madrid. Ditë kyçe për përgjigjen ndaj Real Madridit

by admin
Spread the love

Asnjëherë një lojtar nuk ka pasur kaq shumë fuqi në tregun e transferimeve sa në rastin e Kilië Mbape. Numri 7 i PSG-së e ka kontratën në prag skadence, në verën e 2024-ës, me opsion rinovimi për një vit. Por rinovimi mund të aktivizohet vetëm prej tij, duke marrë një bonus shumë të madh, në rast se vendos të vazhdojë karrierën në Paris.

Real Madridi është prej kohësh në monitorim të sulmuesit francez dhe është i gatshëm t’i ofrojë yllit transalpin, golashënuesit më të mirë të Botërorit të kaluar, një kontratë faranike.

Lajmi vjen nga Spanja, i raportuar nga transmetuesi i famshëm “El Chiringuito”: “Mbape ka rezervuar strehim në Madrid, por asgjë nuk është zyrtare”. PSG po bën të pamundurën që ta bllokojë kalimin e yllit të saj drejt Madridit apo ndonjë klubi tjetër.

AFATI – Një kontakt i ri pritet këtë javë, ndoshta ai vendimtar, për të kuptuar nëse Mbape ka me të vërtetë synon të transferohet në Spanjë verën e ardhshme, duke u bashkuar me dy nga futbollistët e tjerë më të fortë në botë, Belingham dhe Vinicius Zhunior. Florentino Perez nuk do të presë në pafund, sepse për një klub si Real Madridi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like