Nishani dhe Spaho: PD ka degraduar, Basha duhej të kishte ikur me kohë, “Foltorja” e Berishës po forcon partinë

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-nënkryetari i PD, deputeti Edmond Spaho komentuan dje zhvillimet brenda Partisë Demokratike, ndërsa shpërthyen në sulme dhe akuza të forta në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha. Fillimisht, ka qenë ish-presidenti Nishani, i cili gjatë një prononcimi për mediat theksoi se situata në PD ka degraduar, ndërsa shtoi se Basha tashmë është kthyer në personazh barsoletash, e se imazhi i tij në publik ka arritur në pikën fundore.

“Situata në PD ka degraduar. PD nga njëra anë është në situatë kritike, nga ana tjetër është në pozitën më të mirë opozitare historike. Kuvendi Kombëtar do të mbledhë shumicën e anëtarëve të PD-së. Do jetë hera e parë që do të ushtrohet vota e drejtpërdrejtë në demokraci. Basha ka mbërritur në një pikë që është për të ardhur keq. Basha është kthyer në subjekt barsoletash. Këtë gjë PD nuk e meritonte. Basha do kishte bërë mirë që të ikte me kohë, që të ruante së paku imazhin e tij, të mos prekte imazhi fundin e vet, më së paku”, deklaroi Nishani.

Nga ana tjetër edhe deputeti Edmond Spaho gjatë një prononcimi për mediat u shpreh dje se “Foltorja” po forcon PD-në.

“Nuk është vetëm Pogradeci, por në të gjithë Shqipërinë ka një pjesëmarrje masive dhe mbështetje më të gjerë të platformës që zoti Berisha po paraqet, më të hapur më të bashkuar, më të madhe, në mënyrë që të rrëzojmë narko-shtetin e Edi Ramës. Në këtë kuadër edhe Pogradeci siç e shikoni ka një mbështetje masive, entuziazëm dhe foltorja do të shkojë aq mirë sa në gjithë bashkitë e tjera të vendit. Strukturat e PD janë në mbështetje të foltores, pjesëmarrja e tregon këtë gjë. Formularët thirrjen e Kuvendit të PD janë firmosur nga më shumë se 70% nga anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në qarkun e Korçës në tërësi ka një kuptim të mirë drejt foltores dhe një gatishmëri për të kontribuar në objektivat e saj, për të krijuar një PD të aftë për të rrëzuar Ramën nga pushteti”, deklaroi Spaho.

You may also like