Nis projekti rrugor që lidh Qendrën e Panaireve në Shkabaj me rrugën kryesore të Kodrës së Trimave

by admin
Spread the love

Drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, njofton se kanë nisur punimet në realizimin e një projekti, siç tha, me rëndësi për Prishtinën – lidhjen e Qendrës së Panaireve në Shkabaj me rrugën kryesore të Kodrës së Trimave.

Me anë të një postimi në Facebook ai vlerëson se ky projekt do të shërbejë si tranzit nga Podujeva për Fushë Kosovë, Obiliq e Mitrovicë dhe se është i shumëpritur për qytetarët e Kodrës së Trimave dhe jo vetëm.

“Bashkë për Prishtinën çfarë e duam!”, e përmbyll postimin e tij Xhaferi.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like