Nis projekti i rëndësishëm për Shqipërinë, ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e fortë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ambasada e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e qan historike ditën e sotme për vendin tonë. Për ambasadoren fillimi i projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë amerikane, Bechtel ëhstë një moment shumë i rëndësishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shkruan se Skavica për dekada të tëra ka qenë një ëndërr në vend. Prezente në nisjen për hidrocentralin e Skavicës ka qenë dhe vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Postimi i Yuri Kim:

“Sot është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në nisjen e projektit për hidrocentralin e Skavicës”, thuhet në postimin e ambasadës.

Video:

You may also like