Nis mbledhja e Kryesisë Qendrore të Alternativës

by admin
Spread the love




Para disa minutave ka nisur mbledhje e Kryesisë Qendrore të Alternativës, ku përfundimisht do të definohen të gjitha emrat për pozicionet që ka marr kjo parti në Qeveri.

Jozyrtarisht për ministra përfliten Bekim Sali nga Shkupi në krye të Shëndetësisë dhe Admirim Haliti nga Kumanova në krye të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Alternativa do të ketë edhe 3 zv/ministra, në Arsim, Kulturë e Bujqësi, emrat e të cilëve do të precizohen sonte.

 

Partia e Afrim Gashit do të udhëheqë me dhjetëra drejtori nën kompetencë të Qeverisë, përfshi MEPSO-n, të cilën pritet ta udhëheqë zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani, Spitalin e Tetovës, për ku si drejtor përflitet Amir Elezi, por edhe drejtori tjera si Transporti Hekurudhor, Fondi Pensional, Agjencia për Investime të Huaja dhe të tjera.


You may also like