Nis heshtja zgjedhore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot, me fillim nga ora 07:00, ka filluar heshtja zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit.

Nga rundi i parë i këtyre zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor u zgjodhën 17 kryetarë komunash, ndërsa në 21 komuna të tjera qytetarët do të votojnë sërish për të zgjedhur prijësit e tyre për katër vitet e ardhshme.

Ashtu si në rundin e parë edhe në pesë ditët e fushatës në këtë rund të dytë u vërejt një fushatë më ndryshe sesa në zgjedhjet e tjera për shkak të pandemisë COVID-19.

Fushata zgjedhore në këto dy palë zgjedhje u koncentrua nëpër rrjete sociale më shumë sesa në tubime me grumbullime të mëdha njerëzish.

Fushata për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga e hëna e 8 nëntorit deri të premten e 12 nëntorit.

You may also like