Nis Big Brother VIP Albania 2, lista e plotë e konkurrentëve

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ngriti siparin mbrëmjen e së shtunës. Një program i shumë pritur nga të gjithë shqiptarët, ku 14 konkurrentë nga fusha të ndryshme do të qëndrojnë për 100 ditë ose më shumë dhe do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Shumë prej emrave që janë bërë pjesë të këtij edicioni të dytë janë lakuar më parë në media, si Olta Gixhari, Kristi Aliaj dhe Tea Trifoni, Gent Hazizi apo edhe Kiata Tito e Kejvina Kthjella.

Ndërkaq emrat surprizë për publikun ishin: aktori Herion Mustafaraj, gazetarët Ronaldo Sharka dhe Zhaklina Gjolla, këngëtari Luiz Ejlli, dy ish-konkurrentet e Përputhen, Mikela Pupa dhe Efi, Armaldo Kllogjeri si dhe këngëtarja nga Kosova, Arjana.

Pas hyrjes së banorëve, Vëllai i Madh ka vendosur që dy prej konkurrentëve mos të jetojnë brenda në shtëpi, por ne nje rulot dhe ai ëtares Ronaldo Sharka e gazetarja Zhaklina Gjolla.

You may also like