Nipi publikon foton me armë të gjyshit, shoqërohet në polici bashkë me të

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia
e Kosovës ka njoftuar se janë shoqëruar në polici nip e gjysh pasi që i mituri
ka publikuar foto në rrjetet sociale me armë zjarri të gjyshit të tij.

Rasti ka ndodhur në
Podujevë, ndërsa policia bën të ditur se ka konfiskuar pistoletë me dy fishekë
dhe me vendim të prokurorit rasti shkon me procedurë të  rregullt, shkruan
teve1.info.

“Rr. Skënderbeu,
Podujevë 31.05.2022 – 10:45. Janë shoqëruar
në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) nip e
gjysh, pasi që i mituri përmes rrjeteve sociale ka publiku foto me armë zjarri
të gjyshit të tij. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar. Me vendim të
prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

You may also like